Situata shëndetësore, masat për përballimin e epidemisë, investimet në shëndetësi

Konferenca me mediat me fokus mbi masat për përballimin e epidemisë, situata shëndetësore në vend dhe investimet në shëndetësi:

 

Jemi sot së bashku në konferencën e përjavshme që lidhet me ekonominë. Sot kemi për të folur mbi shëndetësinë, që nga situata shëndetësore në vend tek investimet në shëndetësi dhe tek çfarë është bërë dhe çfarë do vazhdojmë të bëjmë për shëndetësinë.

Së pari, më lejoni të ndaj me publikun ndjenjën e neverisë dhe përbuzjes për shefat e të ashtuquajturës opozitë, që janë çakërdisur deri në pikën ku shpresat e tyre të lodhura për pushtet i kanë mbështetur të gjitha tek ëndrra e një katastrofe shëndetësore. Faktikisht, janë bërë zëdhënës të panikut, zëdhënës të çorodisë psikologjike dhe zëdhënës të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa më shumë dëshpërim në popull përmes gënjeshtrash, sajesash, abuzimesh të një propagande të shfrenuar që dëmton seriozisht moralin e mjekëve, infermierëve, të ekspertëve që me shumë profesionalizëm, shumë përkushtim udhëheqin në këtë front, që është një front ku Shqipëria ka vetëm një pjesë aq të vogël, saç është vetë, në një vijë që përfshin të gjitha vendet e planetit.

Është e pajustifikueshme me asgjë që sot t’u thuhet në mënyrë të përditshme njerëzve se spitalet janë në kolaps, çka nuk është e vërtetë. Edhe mund të ishin, siç ka ndodhur në vende shumë më të zhvilluara me një shëndetësi shumë më të zhvilluar, por nuk janë;

Që njerëzit dergjen dyshemeve, çka nuk është e vërtetë. Edhe mund të ishte, siç ka ndodhur në vende shumë më të zhvilluara, me spitale shumë më të famshme botërisht, por nuk është e vërtetë;

Që mjekimi bëhet në autoambulanca, falë edhe ndihmës të ndonjë medie që në mënyrë të papërgjegjshme ka raportuar diçka të tillë, që edhe mund të ishte, por nuk është e vërtetë;

Që qeveria po vjedh, prandaj numri i infektimeve po rritet, e prandaj numri i vdekjeve po rritet, çka është absurde, sepse, për fat të keq, por në këtë rast edhe për fat të mirë, fakti është që numrat po rriten eksponencialisht kudo. Po vjedh kancelarja dhe qeveria gjermane? Po vjedh kryeministri dhe qeveria britanike? Po vjedh presidenti dhe qeveria franceze?

Është një absurd që, fatkeqësisht, nuk vjen në këtë rast nga padituria, por vjen nga qëllimi ogurzi për të nxitur panik, për të mbjellë çdo ditë dëshpërim dhe për të armiqësuar njerëzit me qeverinë. Shumë e dukshme, shumë vulgare dhe shumë e dënueshme si strategji politike për pushtet. Për një pushtet që nuk kanë shans ta rimarrin, pasi e kishin dhe e shpërdoruan në atë farë feje, që, – lavdi Zotit, – ky virus nuk erdhi kur qeverisnin ata, nuk na gjeti me shëndetësinë që na lanë ata; Nuk i gjeti mjekët dhe infermierët pa përparëse për punën e përditshme e lëre më pastaj, me të gjithë kostumet mbrojtëse; Nuk i gjeti pavijonet pa çarçafë e pa batanije e lëre më me të gjitha aparaturat që përdoren në të gjithë botën sot; Nuk i gjeti të sëmurët pa aspirina në spital e lëre më me të gjitha protokollet shëndetësore që përdor sot gjithë bota, sepse atëherë do të kishim parë se çdo të thotë tragjedi kombëtare dhe katastrofë kombëtare.

Si mund të gënjehet në këtë farë feje!

Si mund të organizohet çdo ditë njësulm i tillë, pa pushim, në emër të opozitarizmit, pa fakte, pa shifra, duke nxjerrë lloj-lloj sharlatanësh si medemek ekspertë, mjekë, infermierë, që flasin gjëra pa lidhje?!

Si mund të ngrihet këtu teza që njerëzit vetëvriten për shkak të kushteve në spitale?! E dini pse në këtë kurth bini dhe ju?

Për një arsye shumë të thjeshtë. Se nuk merrni përsipër të bëni një kërkim shumë të thjeshtë, për të parë që, në fakt, shifrat botërisht tregojnë atë që është paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme nga ekspertët, botërisht, që një nga pasojat e futjes së këtij armiku të padukshëm në trupin e njeriut është edhe nxitja për të vrarë veten, e cila është e materializuar, fatkeqësisht, në shifra.

 

Në Itali, nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71persona dhe janë regjistruar një numër i konsiderueshëm tentativash për vetëvrasje. Në Francë është rritur numri i vetëvrasjeve që lidhen me COVID. Ka qenë edhe nëpër lajme në të gjithë botën, vetëvrasja e mjekut të famshëm të klubit të futbollit të Reims-it, kur u diagnostikua me COVID. Katër persona në Gjermani, në Arabinë Saudite, në Britaninë e Madhe kanë kryer vetëvrasje si pasojë e ankthit dhe frikës së përjetuar nga infektimi me COVID.

 

Në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur vetëvrasje të personelit mjekësor. Një infermiere në moshë të re vrau veten në spital, në Londër, gjatë turnit të saj të punës.

 

Një 37 vjeçar, në spital në Mbretërinë e Bashkuar tentoi vetëvrasjen në ditën e 5 të përjetimit të simptomave të COVID.

 

Tre mjekë rusë janë vetëvrarë, duke u hedhur nga dritaret e spitalit, pasi kanë rezultuar pozitivë me COVID19 dhe kanë përjetuar stresin emocional të frikës që paralajmërohet në mënyrë të vazhdueshme nga ekspertët e shëndetit në këtë situatë.

 

Nga 21 shtatori deri në 20 tetor, katër pacientë janë vetëvrarë në spitalet e kryeqytetit të Ukrainës.  Dy rastet e para, burra të moshës 63 dhe 42 vjeç janë hedhur nga dritarja e spitalit klinik të Kievit numër 4. Është raportuar se të dy ishin me koronavirus dhe kanë përjetuar atë stres të tejskajshëm që i ka shtyrë në këtë veprim tragjik. Në 19 tetor, një grua 60-vjeçare është hedhur nga dritarja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive të spitalit “Aleksandër” të kryeqytetit të Ukrainës, ku po trajtohej me koronavirus dhe ditën tjetër, në 20 tetor, në një tjetër spital të Kievit, një burrë i infektuar me koronavirus ka kryer vetëvrasje, duke u hedhur nga dritarja.

 

Qeveria e Shqipërisë i nxit këto vetëvrasje nëpër botë?

Apo këto vetëvrasje nxiten nga kushtet e ashtuquajtura të këqija në spitalet e Shqipëris?

 

Dëgjova edhe një kolegun tuaj dje, për të qarë e për të qeshur me të madhe. Njëri që vërtitet si ekspert i madh i shëndetit, që thoshte se mendohet që vetëvrasjet nxiten nga zhurma e aparaturave të oksigjenit që janë të vjetra.

 

E kuptoni çfarë përgjegjësie është sot, që të bësh politikë, që të besh gazetari, që të japesh informacion, kur bëhet fjalë për një sëmundje, e cila lidhet edhe me komponentin e ankthit!

 

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në linjën e emergjencave federale janë regjistruar në muajin prill mbi 1000% thirrje në urgjenca nga familjarë të personave me çregullime emocionale për shkak të infektimit me COVID-19. Është vetëvrarë personel shëndetësor në New York me hedhje nga dritarja.

 

Në një studim, qysh në muajin maj, i njohur e botërisht i shpërndarë, është paraparë rritja e numrit të vetëvrasjeve si pasojë e COVID-19 me 32% globalisht.

 

Në Poloni ka pasur vetëvrasje të personelit mjekësor, po ashtu.

 

Edhe në Greqi, që është shumë afër, ka pasur vetëvrasje në një qender të strehimit social për shkak të infektimit me COVID.

 

Ju solla këtë lisë që nuk është aspak e vështirë ta gjeni e të gjeni edhe shumë të tjera, pa dashur t’ju çoj në Japoni, ku nuk besoj se mund të pretendohet se aparaturat janë të vjetra dhe bëjnë zhurmë kur japin oksigjen. Pa dashur t’ju çoj në Afrikë, pa dashur t’ju çoj në Australi, por thjesht në Europë, në SHBA dhe duke ju sjellë në vëmendje vende me një cilësi të shërbimit dhe shkencës që vetëm gazetar si ai që fliste pë aparaturat mund ta vërë në diskutim. Thoshte edhe që një arsye tjetër e vetëvrasjeve mendohet që është nga stresi që krijohet se vdes shoku i dhomës, me te cilin këta miqësohen me njëri-tjetrin dhe kur sheh shokun e dhomës që ikën, ikën dhe ai nga dritarja. E kuptoni se çfarë muhabetesh janë këto, në këto kushte kur duhet përgjegjshmëri, kur duhet menduar dy herë para se të japësh lajmin!

 

Nuk kërkon njeri të mendohet dy here kur flitet për të sharë e për të akuzuar palidhje, por në këto kushte, a e mendoni sa njerëz janë në shtëpi me ankthin e kësaj sëmundjeje, sot?

A mendoni sa njerëz e kanë sot këtë sëmundje në trup dhe nuk guxojnë të hapin televizorët, sepse fillon me Lulin, vazhdon me Ilirin, pështjellohet me Monikën, kornizohet me Saliun e pastaj është edhe taksirati që duhen dëgjuar analistët dhe reporterët e COVID-it, që nuk dinë se çfarë flasin?

 

Që të jemi shumë të qartë, në Shqipëri nuk kemi bërë asnjë mrekulli. Ne në Shqipëri si gjithë bota kemi një sfidë të madhe. Dje, Presidenti i zgjedhur i SHBA-së doli paralajmëroi 200 mijë vdekje të tjera. SHBA-ja po arrin në shifra që nuk i ka arritur në asnjë luftë dhe paralajmëroi 200 mijë vdekje të tjera, Presidenti i zgjedhur i SHBA-së.

 

Pse nuk e ndalon Amerika zinxhirin e infeksionit me formulën e Lulzimit derdimenit dhe me psallmet e Ilir kushit, bëni testime më shumë të ndaloni infeksionet?

 

Pse nuk i ndalon infeksionet Gjermania që ka bërë numrin më të madh të tesimeve dhe ka një qeverisje në të gjitha pikëpamjet ekselente, edhe në pikëpamje të kësaj sëmundjeje?

Pse del Kancelarja e Gjermanisë dhe thotë, me keqardhje, por gjurmimi ka hasur vështirësi për shkak të rritjes së numrit të infeksionit dhe nuk e ndjekim dot zinxhirin e infeksionit?

 

Pse del Presidenti i Frances, që udhëheq një vend, shëndetësia e të cilit është konsideruar maja e botës dhe vazhdon me masa shtrënguese, duke pohuar që infeksioni ka dalë jashtë kontrollit?

 

Pse iu doli jashte kontrollit këtyre, ndërkohë që Franca arriti të bënte nuk e di sa milionë teste brënda një dite.

 

Pse Sllovakia që u angazhua në një program testimi disa milionësh brenda ditës nuk e ka ndaluar zinxhirin e infeksionit, rritjen e numrave, rritjen e të vdekurve?

 

Po vjedhin ata me PPP, të gjithë?

 

Kjo është një tallje poshtëruese për politikën. Kjo është një lehaqenie që kur vjen nga njerëz që përfaqësojnë njerëz, të cilët janë aty për të dhënë alternativa serioze dhe të cilët janë aty për të folur me gjuhën e të vërtetës, përbën pa asnjë dyshim krim. Është kriminale të nxisësh panik me gënjeshtra, të nxisësh dëshpërim me sajesa, me fabrikime dhe është shprehja më kuptimplotë e dëshpërimit të të humburve. Janë të humbur, të marrë fund e prandaj nuk gjejnë rrugë të dalin nga qorrsokaku ku kanë futur veten e tyre. Nuk i kemi futur ne, nuk i ka futur populli, nuk i keni futur as ju, janë futur vetë në atë qorrsokak.

 

Një çetë karagjozësh, ku njëri thotë ma jepni mua se e ndaloj unë zinxhirin e infeksionit, tjetra thotë shkoni nëpër kisha e xhamia se nuk ka COVID. Tjetri del nga ana tjetër e thote sa mendalje do shpërndahen sot për të vdekur. Pa folur për atë të pakallurin e pusetës së Lalëzit, që vazhdon me çmenduritë e veta.

 

Vetëm dje, në Itali kanë vdekur, aq sa kanë vdekur në Shqipëri nga dita e parë. Ta marrësh me numër popullsie e të bësh krahasimin, për të qenë në të njëjtin nivel me Italinë, i bie që ne të kishim 30 vdekje në ditë, me numër popullsie. Ҫdo të thotë kjo, që ne jemi më të zotë? Jo!

 

Do të thotë që në Itali po vjedhin më shumë se ne, ndaj ka më shumë të vdekur?

 

Ҫ’është kjo gjuhë, ç’është kjo flamë, ç’është kjo marrëzi!

 

Edhe e gjithë politika e tyre është një P me një “o” të madhe, me një “rr” të fortë dhe me një “dh” që vazhdon dhe me “ë” në fund. Kjo është politika e tyre.

 

Ju lutem shumë, ndihmojini njerëzit, ndihmojeni popullin, sepse, siç na ka rënë ne një përgjegjësi shumë e rëndë për t’u mbajtur, ju ka rënë dhe juve një përgjegjësi më e rëndë se zakonisht që të raportoni në këtë situatë kaotike, në këtë situatë ku problemi me informacionin është problem i madh, që lidhet me emocionet e njerëzve, lidhet me kthjelltësinë e njerëzve, me marrjen e këshillave të duhura nga njerezit. Ndaj e kemi thënë dhe e përsërisim, është shumë e rëndësishme, si kudo në botë, që njerëzit t’ju referohen sa më shumë shifrave zyrtare dhe natyrisht duhet të jeni ju që të sillni shifra dhe nga vendet e tjera, se këtu është hata e madhe. Sikur COVID ka vetëm në Shqipëri, sikur vetëm në Shqipëri vdesin njerëz, sikur vetëm në Shqipëri është rritur numri i infeksioneve e sikur vetëm në Shqipëri hidhen njerëz nga dritarja. Pastaj, aq shumë fiksohet në drejtimin e gabuar mendja e disave, sa edhe kur ua tregon spitalin nga brenda, e quajnë propagandë, i quajnë reklamë, e quajnë film, ndërkohë që filmat e  perditshem me dokrra i marrin për të vërteta. Sepse gënjeshtra është shumë më efikase se e vërteta në marrjen e vëmendjes dhe e keqja ka shumë më tepër impakt se e mira në mendjen e njeriut. Sepse e keqja është e rrezikshme dhe rreziku nxit menjëhere tjetër vëmendje.

 

Sot që flasim, në strukturat COVID kemi 30% të kapaciteteve të lira akoma.

 

Ju lutem shumë, jeni të ftuar që nesër së bashku me ministren e Shëndetësisë të shkoni ta vizitoni COVID 4, sepse aty nuk kemi akoma pacientë. Nuk ka asnjë rrezik për ju dhe asnjë problem për stafin, sepse nuk ka pacientë. Vizitojeni dhe tregojuani njerëzve ku janë shtretërit, sallat dhe struktura që pret.

Ҫdo me thënë spitalet në kolaps? Mund të ishim, larg qoftë, mund të na ndodhi nesër, por nuk janë. Shikoni foto, video, në zemër të Bashkimit Europian, në Bruksel i keni pacientët të shtrirë në korridore, realisht në koridore. Ҫ’do themi ne tani, që jemi më të zotë? Jo! Që ata janë Afrike? Jo! Por u kanë dalë numra çdo ditë përtej mundësisë dhe Belgjika ka insistuar në periudhen midis dy valëve për t’i dyfishuar kapacitetet.

Shikoni Holandën e dashur, që është padiskutim për nga pasuria, për nga shkenca, për nga përparimi mes kampionëve të botës. Gjermania i ka hapur Holandës kanal jeshil për t’i çuar të sëmurët në landet ngjitur, se nuk ka vend në spital.

 

E kuptoni se çfarë po i bëni këtij populli, duke krijuar çmenduri si ajo që thoshte kolegu juaj, zhurma e aparaturave të vjetra!

Cilat aparatura të vjetra? Mund të kishte, por janë aparatura, të cilat janë marrë enkas për këtë dhe kemi rezervë, të pavëna në shfrytëzim, sepse lavdi Zotit, në terapinë intensive, numrat janë shumë më poshtë sesa parashikimet e të keqes.

Ҫdo me thëne që duhet marrë oksigjeni në shtepi? Si mund të merret oksigjeni në shtëpi pa një mjek, pa një kontroll të përditshëm?

 

Nga ana tjetër, nëse vijmë tek buxheti, jo sot, por prej muajsh e deri në fund të kësaj flame, janë 1 mijë euro plus mbi rrogën për të gjithë mjekët që janë në strukturat mbrojtëse në vijën e zjarrit dhe 500 euro për të gjithë stafet e asaj vije. Janë 550 mjekë, 1130 infermierë, 134 epidemiologë dhe 754 staf mbështetës. Mblidhni të gjithë këto bashkë, bashkëpunoni edhe me Lulin, për të nxjerrë shifrat, se ai ka të mirën që i nxjerr më shumë sesa janë dhe do shikoni që jemi në kushtet që kemi një armatë të tërë që është në punë 24 orë. Ҫ’do me thënë nuk ka mjekë, nuk ka infermierë, se kanë ikur të gjithë në Gjermani! Përveç këtyre, është një rezervë e tërë mjekësh dhe infermierësh gati për t’u future në veprim.

 

Ka mësuar edhe një gjë Likja, nuk ka plan. Likja që të vetmin plan ka si të ndajë dëshmorët në mjeshtra pune, në mjeshtra sporti dhe në ustallarë votash.

 

Automabulancat, shkoni shikoni nesër çfarë kanë brenda. Nuk janë autoambulancat e Peço Vasilit, as autoambulancat e Tritan Kryemadhit. Janë ambulanca të pajisura 100% me të gjithë instrumentet për të sëmuret përkatës, me aparaturat e oksigjenit dhe gjithçka tjetër.

Ҫ’do me thënë dergjen njerëzit në autoambulanca se nuk ka vend në spital? Nuk është e vërtetë. Është gënjeshtër.

Autoambulancat shkojnë në spital dhe ka një procedurë për t’i marrë njerëzit e për t’i futur brenda, se nuk është urgjencë për këmbën që e theu në futboll, ai afrikani që është vlerë kombëtare dhe mori pasaportë për 8 orë, por është procedure shtrimi. Në ndërkohe që bëhet procedura e shtrimit një pas një, në autoambulancë pacientet marrin të gjithë shërbimin. Shkoni shikoni autoambulancën, meqë, kur i tregojmë ne, janë reklama dhe tregojuani njerëzve se ç’ndodh në autoambulancë.

 

Ҫ’do me thënë rrinë nga larg 100 metra, shikojnë automabulancën dhe thonë nuk ka vend në spital. Mund të mos kishte, siç nuk ka në Bruksel, por ka. Fakti është që ka.

 

Ҫ’do me thënë, pse nuk i jepen telefonat pacientëve në pavijonet COVID? Në cilin vend t’i lënë telefonat në pavijonet COVID? Në Itali, Angli, Amerike?

Çfarë është pavijoni COVID, stadium? Apo është dasmë për të bërë video?

 

Jo vetëm që ne e kemi në plan, jo vetëm që strategjia e shkruar dhe e përditësuar i ka shkuar edhe baba Xhikes në tryezë si President, që, në fakt, prej presidenti ka vetëm kostumin dhe asgjë tjetër më, por si pjesë e strategjisë, ne kemi angazhuar financiarisht edhe për sigurimin e vaksinës.

 

Kemi vënë angazhimin financiar, siç kanë bërë të tjerët dhe në buxhetin e ardhshëm parashikojmë 55.3 miliardë, ose 9.4% të buxhetit vetëm për shëndetësinë në vitin e ardhshëm. Është financimi më i lartë publik për shëndetësinë në 30 vjet.

 

Merrini dhe verifikojeni shifrat, është apo nuk është.

 

Pjesë e këtij buxheti do të jetë rritja e pagave, që nuk është vetëm për vitin tjetër, por është përgjithmonë, se nuk do t’i rrisim vitin tjetër që t’i ulim pas 1 viti. 40%, 18 mijë personal shëndetësor, meqë nuk kemi mjekë dhe nuk kemi infermierë. 18 mijë personel shëndetësor dhe janë në pritje disa mijëra të tjerë që të futen në punë, si mjekë dhe si infermierë, që, sa për dijeni, nuk janë në Gjermani, janë këtu në Shqipëri.

 

Po ashtu, është një paketë e tërë specifike, 15 milionë euro, e siguruar nga Banka Botërore. Plus, paketa për vazhdimin e luftës me COVID-in, 1.7 miliardë për mjetet e mbrojtjes personale, për barnat dhe oksigjenin dhe 1 miliardë për bonusin që të vazhdojë të jepet. Pra, në kushtet e rritjes së pagave dhe të bonusit, mjekët dhe infermierët tanë në pavionet COVID do çojnë në shtëpi, falë edhe taksave shumë të ulëta që kanë, më shumë sesa do çonin po të shkonin të punonin në gjermani.

 

Bëjini verifikimet, llogaritë, se kur shkojnë në Gjermani, nuk shkojnë shefa pavioni. Nuk shkojnë as primarë.

 

650 milionë lekë janë të planifikuara për punonjësit jashtë sistemit shëndetësor, që do të angazhohen për të rritur burimet njerëzore, për gjithë rezervën, 6.5 milionë dollarë janë vënë që, në rast se do të duhet të futen më shumë njerëz në luftë, të futen. Këta janë mjekë dhe infermierë, që janë në reserve, janë me listë, janë me emra, janë me mbiemra dhe janë të regjistruar nga A-ja tek ZH-ja, jo si dëshmorët e Likes që shkon tek V-ja direct, se tek V-ja është tanku.

 

1.2 miliardë të tjera, 12 milionë dollarë për kapacitetet laboratorike në institucion e shëndetit publik dhe 1.4 miliardë për financimin e vaksinës përmes aleancës COVAX. Jemi duke parë dhe nuk e kemi akoma të konkluduar, se nuk bëhen hesapet pa hanxhinjtë, se kur thoja unë në mars dhe në prill që shikoni se nuk mbaron kjo punë në qershor, që Luli, Likja, Moni, Xhikja thonin hidhini të gjithë çfarë keni tani dhe mbylleni këtë punë. Piramidë, Sudja, Vebiu, Xhaferi, Saliu. Dhe tani, po të kishim dëgjuar ata, nuk do kishim më kokërr leku për të financuar këtë luftë.

 

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë projeksionin dhe po e shohim në dinamikë për sa do të jetë infektueshmëria potenciale dhe kemi gati edhe një paketë tjetër, e cila do të dalë shumë shpejt, qoftë për të mbështetur të sëmurët për barnat esenciale, qoftë për të mbështetur pavarësisht COVID-it, por në situatën e COVID-it, familjet në ndihmë ekonomike, sepse gjërat mund të zhvillohen në drejtime të ndryshme.

 

Ne nuk kemi bërë masa shtrënguese të një natyre si ato që janë bërë në shumë vende tani që flasim. Masat tona shtrënguese janë minimale, sepse ne nuk duam ta mbyllim ekonominë, jo sepse mendojmë që ta mbajmë ekonominë hapur dhe le të vdesë kush të vdesë, por sepse mendojmë që ka mundësi të mbahet një ekuilibër dhe ne duam ta mbajmë ekuilibrin, prandaj i bëjmë thirrje dhe i përsëris thirrjen njerëzve, të bëjnë detyrat e tyre të thjeshta dhe secili të bëjë detyrën e vet. Ama në të gjitha rastet, për njerëzit më në nevojë, situata është jo e lehtë dhe ne duam që atyre që janë me ndihmë ekonomike, deri në përfundim të kësaj flame t’i bëjmë një shtesë të konsiderueshme të mbështetjes finaciare.

 

Po këto janë të gjitha para e në këto kushte, mos e harroni atë që thashë më parë, nuk është çështja që ti planifikon një rrugë që ia di fundin. Ti planifikon duke pasur parasysh që rrugës mund të ndodhin kthesa shumë të papritura, siç ndodhi me valën e dytë. Vala e dytë është më e fortë se e para dhe nëse shohim eksperiencën e të shkuarës, ka dhe një valë të tretë më pas, që nuk është si e dyta, është më e dobët, por, sidoqoftë, është e mundur. A do vijë apo nuk do vijë këtë nuk di ta thotë askush, por ne duhet të jemi të përgatitur. Nuk shkohet në rrugën e qeverisjes si në ruletën e Lulit, të Likes, të Monit, të Xhikes.

 

Tani dua t’i jap fjalën ministers, për të bërë një pasqyrë më të plotë lidhur me të përgjithshmen. Siç e thashë, kjo nuk është thjesht një konferencë për COVID-in. Pastaj vazhdojmë më tutje me ministrin e Shtetit, i cili mbulon këtu në Kryeministri, edhe aspektin e masave financiare dhe koordinon punën përsa i takon mbështetjes që qeveria jep për sektorin e shëndetësisë, paralelisht me punën për rindërtimin. Më pas ju keni radhën për të gjitha pyetje te nevojshme.

 

Ministrja e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu: Faleminderit Kryeministër!

Më lejoni të bëj një ekspoze të shkurtër të situatës së sektorit shëndetësor, në lidhje me pandeminë por të ndalem kryesisht edhe në arritjet e sektorit shëndetësor, në vijim të asaj që është vizioni ynë për shëndetësine. Mbulimi shëndetësor universal, për të cilin asnjëherë nuk kemi vendosur, përtej atij prioriteti madhor që në fakt nuk është vetë sot, vetëm për Shqipërinë por për gjithë botën, që është pandemia e Covid 19.

 

Do doja sot të flisja me fakte të thjeshta ndoshta rallë të përmendura të gjitha së bashku sepse nuk jept mundësia për të dhënë informacione më të përmbledhura por thjesht infromacione ditore, dhe ato treten në morinë e informacioneve ndonjëherë dhe për fat të keq, që janë dhe të rreme, por të vërtetat duhet t’i njohin të gjithë qytetarët dhe doja të sillja këtu tre raporte të rëndësishme ndërkombëtare.

 

Tre raporte të rëndësishme ndërkombëtare kanë vlerësuar sistemin shëndetsor shqiptar në vitet e fundit. “The Lacnet” ka vlerësuar sistemin shëndetësor shqiptar me 70 pikë duke kryesuar vendet e rajonit për efektshmërinë e trajtimit mjekësor. pandemisë. Dhe e kemi premtuar që do ta përmbysim këtë raport, ndërkohë që në Blomberg’s Global Health Index ka rënditur Shqipërinë në 50 vendet me popullatën më të shëndetshme në botë. Dhe ky është një fakt nga treguesit që janë përmirësuar në vendin tonë falë mbështetjes përsa i përket mbështetjes për nënën dhe fëmijën mbështetjes së sistemit shëndetësor, mbështetjes me barna dhe material mjekësore, dhe mbështetjes për programet për parandalimin dhe kujdesit për shëndetin.

 

Edhe duke u përfshirë këtu duke u ndalur të programi dhe te programet tona për parandalimin e sëmudjeve ajo cka vlen për tu theksuar, dhe që ka ndryshuar tërësisht qasje dhe institucionet ndërkombëtare që kanë bërë pikërisht për kontrollin mjekësor bazë, si një program i cili ka ndryshuar dhe po ndryshon të rësisht qasjen përkundrejt kujdesit për shëndetin dhe ky është një kujdes direkt, i qeverisë për qytetarët sepse për ne është i rëndësishëm, është e rëndësishme ruajtja dhe mbrojtja e shëndetit dhe padyshim dhe invëstimet për drejtimin e sëmundjeve të sëmundshmërive.

 

Jo vetëm programi CHECK UP për moshën 35 deri 70 vjec nga i cili përfitojnë 1.2 mln shqiptar në vit por dy programet e tjera. Program ii kontrollit të kancerit të gjirit, programi i depistimit të hershëm, të kancerit të qafës së mitrës për gratë përbëjnë , përbëjnë tre programe thelbësore bazë për parandalimin e sëmundjeve jo të komunikueshme, jo të transmetueshme, dhe janë thelbësore në vizionin tonë drejt mbulimit të tonë  që ka rënditur Shqipërinë në vendin e 39 ndër 195 vende për përgatitjet e përballimit të pandemisë.

 

Dhe nuk janë këto raporte që i bëjnë as zyrat e partive dhe as organizatat jo të certifikuara, këto janë raporte ndërkombëtare të cilat vlerësojnë në bazë të indikatorëve të performancës së sistemit.

Dhe ndalem këtu të përballimi i pandemisë, sepse nëse ne nuk do të kishim bërë në këto 7 vite, investimet në sistemin shëndetësor, nese ne nuk do të kishim rritur financimin për shëndetësinë dhe po përfshijë këtu buxhetin e ri të 2021 duke ju thënë se buxheti apo financimi për shëndetësin është rritur 55.36 % më shumë se në vitin 2013. 55.36 përqind më shumë cfarë do të thotë kjo, do të thotë që sot ne kemi një mbulim më të mirë me shërbime.

 

600 mijë qytetarë të cilët janë të pasiguruar, marrin shërbime falas, vizita falas te mjeku i familjes, marrin ekzaminimet pa pagesë dhe gjithashtu kanë akses te gjithë paketa e barnave të rimbursueshme e cila është rritur me 30 përqind.

30 mln euro më shumë se 2013 që do të thotë më shumë akses në terapi, për personat me sëmundje kronike, dhe nga ky financim kanë përfituar dhe përfitojnë cdo vit rreth 450 mijë shqiptarë dhe për tu ndalur në investimet në sektorë nuk dua të lë pa përmendur, investimet tek aseti ynë më i cmuar, mjekët dhe infermierët, 27 % rritja e pagave nga 2013 dhe në 2019, 40% rriten pagat në 2021 mbështetje direkte për mjekët, mbështetje historike për mjekët dhe infermierët dhe të gjithë punonjësit në sistemin shëndetësor por jo vetëm mbështetje në pagë por kushte më të mira  të punës ndikojnë direkt në zhvillimin e e sektorit shëndetësor dhe në atë që ne duam, që mjekt të qëndrojnë në vendin tonë të qëndrojnë në Shqipëri, dhe ti sherbejnë qytetarëve shqiptarë.

 

Patjetër që kjo është një sfidë dhe kjo nuk është vetëm sfida e Shqipërisë, kanë të gjitha vendet edhe italia edhe maqedonia, edhe kroacia, edhe Rumania, edhe bullgaria, sfidën për të mbajtur mjekët, në vend e kanë aktuale, patjetër kjo është një punë në vazhdim dhe këtë jemi duke bërë cdo ditë 24 orë, edhe pse jemi duke u përballur dhe këtë pandemic globale.

 

Eshtë një sfidë për sistemin tonë shëndetësor, për kapcitetet e tij, ne nuk kemi rreshtur së punuari, për investimet në sector, nuk kemi rreshtur për të investuar në strukturat tona, programi 30 qëndrave shëndetësor, investimet për modernizimin e QSUT, duke filluar nga spiatli kirurgjikal, tek investimi në spitalin e sëmundjeve të brendshme që po ndërtohet i ri dhe përfundon te 21, te spitali pediatric, te investimi përgjatë këtyre viteve i maternitetit të sarandës, i maternitetit të korcës, i maternitetit të beratit, materniteti Lezhës, spitali rajona i kukësit, materniteti i kukësit, ndërkohë që hapim kantiere të tjera për vijimin e transformit të sistemit shëndetësor që nuk kanë ndodhur në sistemin e shëndetësisë dhe jo vetëm në tiranë, por në të gjithë Shqipërinë. Dhe sa i përket shërbimeve, se njëra anë është infrastruktura, por pjesa tjetër është cfarë shërbimesh afrojmë ne, sa para nga xhepi paguajnë shqiptarë nga xhepi për shëndetësinë sot.

 

Dhe një element që besoj se është i rëndësishëm sepse në kohën e pandemisë, por edhe në kohën e tërmetit ka marrë më shumë vëmendje është sistemi që ne kemi ngritur për herë të parë i shërbimit kombëtar të urgjencës mjekësore.

Për herë të parë një sistem unik. Një shërbim i cili është modernizuar, ku çdo qytetar vetëm duke marrë numrin unik 127, merr shërbim në kohë. Kemi reduktuar kohën e pritjes nga thirrjet e urgjencës nga 45 minuta që ishte koha mesatare në rang republike në 19 minuta.

 

Kanë qenë të gjitha këto që po them premtime në programin tonë qeverisës. Pavarësisht tërmetit, pavarësisht pandemisë kemi vijuar punën për forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor, me shifra, me fakte, me vepra.

 

Urgjenca Kombëtare është fuqizuar me flotë të re autoambulancash. Ndërkohë që ekipet janë trajnuar dhe nuk ka qytetar që të vetëreferohet në spital. Besoj të gjithë e mbajnë mend se si shkohej në spital kur kishe një urgjencë. Shkoje me taksi ose me familjarin. Urgjencat nuk ekzistonin ose ishim më së pakti thjesht furgona ku hypte i sëmuri dhe shkontë në spital. Sot janë autoambulanca të pajisura me pajisjet jetëshpëtuese nga bombulat e oksigjenit deri tek defibrilatori dhe gjitha ato medikamente bazë që nevojiten në urgjencë.

 

Sot qytetarët shqiptarë janë të sigurt në dorën e urgjencës kombëtare. Janë të sigurt në strukturat tona të shërbimeve tona shëndetësore.

Dhe për të kaluar vetëm fare pak tek pandemia. 25 milion euro të dedikuara për periudhën mars-nëntor, se nuk ka mbaruar ende viti, të cilat janë dedikuar në 3 shtyllat kryesore të programit tonë për pandeminë.

Dhe për të thënë faktet dhe për të folur me fakte. Jo vetëm që kemi patur strategji dhe plane veprimi por udhëzuesi ynë në këtë pandemi kanë qenë ekspertët tanë. Jemi bazuar tek shkenca dhe tek ekspertët. Kemi ndërtuar dhe kemi punuar me strategji në çdo fazë të kësaj pandemie që nuk është një sëmundje që e kemi hasur çdo vit. Është njëherë në shekull dhe kemi ndërtuar strategji për çdo fazë të saj.

 

Plani i veprimit për parandalimin për përgatitjen dhe përgjigjien kundër Covid është dokument i përgatitur me konsulentët dhe ekspertët më të mirë shqiptarë dhe të huaj.

 

Strategjia e rihapjes në momentin kur kaluam fazën e parë të Planit të Veprimit dhe vijuam me strategjinë tonë të rihapjes dhe Strategjinë e Përgjigjies për përiudhën e vjeshtë-dimrit që parashikon të gjithë elementët, komponentët, objektivat, planin e veprimit për çdo hap në këtë pandemi.

 

Jo vetëm që kemi një plan, por e kemi planin e buxhetuar. Dimë se ku jemi. Sigurisht që ajo që duam është që të kemi një evoluim sa më të avashtë të kurbës epidemike. Por kemi në dorë situatën dhe kemi ngritur dhe kemi dyfishuar kapacitetet në strukturat e spitaleve. Ku dy struktura, qoftë Covid3 qoftë Covid4 janë struktura të reja. Nuk ishin në sistem përpara, as si 150 shtretërit e Covid3. Ishin ish godina e vjetër e kirurgjive. U adaptua dhe sot është një spital i pajisur jo me mure. I pajisur me të gjithë pajisjet e nevojshme, me linjat e oksigjenit për çdo shtrat. Kemi Covid4 të pajisur, të gatshëm edhe me ekipet që janë përgatitur dhe po përgatiten në vijim. Dhe vijojmë me komponentët e tjerë, qoftë përsa i përket strategjisë së testimit, gjurmimit, izolimit, ku kemi rritur 4 herë testimet krahasuar me muajin qershor. Se thonë se duhet të kishit bërë testime në maj. Por duhet të kishim bërë testime me një rast?? Mund të kishim dhe më shumë testime por gjithsesi do kishim një rast. Sepse ne e parandaluam valën e parë. Nuk e përjetuam ne tragjedinë që përjetuan fqinjët, që përjetoi Italia.

 

Morëm vendimin e duhur për t’u përgatitur, për të rritur këto kapacitete. Ashtu sikurse ju thashë testimi është rritur me 4 herë. Planifikojmë përfshirjen e testeve të shpejta të antigen-it ku edhe udhëzimi nga Komiteti i Ekspertëve ka dalë. Presim nëpërmjet procedurave të hapura publike, por edhe nëpërmjet mekanizmit që Shqipëria është pjesë e prokurimit të përqendruar të BE, nëpërmjet të cilit kemi bërë të mundur edhe blerjen e ilaçit Remdesivir, të kemi mundësi të aksesojmë testet e shpejta antigenike.

 

Gjithashtu duke bashkëpunuar në çdo hap me OBSH, me të cilët kemi raporte ekselente dhe jemi duke punuar fort në drejtim të të gjithë strategjisë.

Patjetër që trajtimi tereapeutik është thënë dhe e rithem, nuk do të mungojë në asnjë spital. Ashtu siç kemi garantuar ditën e parë, jemi përgatitur për ta vijuar në çdo kohë të epidemisë. Për çfarëdo lloj terapish të reja që mund të dalin, të përgatitur për t’i aksesuar, edhe për t’i blerë. Siç kemi bërë edhe me vaksinën e gripit ku 368 mijë doza janë blerë në krye të herës. Janë porositur që në muajt e parë të pandemisë, nuk janë blerë sot.

 

Ka filluar vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve dhe ka përfunduar. Vijon me vaksinimin e grupeve të riskut. 30 mijë vaksina kanë ardhur, përveç 70 mijë që janë administruar dhe kanë përfunduar dhe vijon kalendari i vaksinimit të gripit për 368 mijë doza të vaksinës.

 

Nga ana tjetër, Kryeministri e përmendi, shumë shpejt, kemi parapaguar 3.9 milion dollarë për aksesin tek vaksina e sigurt nëpërmjet Aleancës Gavi, pra instrumentit të Covax. Do të vijojmë të bëhemi pjesë  e instrumentave ndërkombëtare për të qenë në të njëjtën linjë me të gjithë vendet e tjera të zhvilluara sikurse jemi deri sot.

 

Situata e 4 muajve patjetër që është shumë sfiduese. Sfiduese për ne si qeveri, sfiduese për njerëzit, sfiduese për ne të tërë si qytetarë. Por ajo çfarë ju garantojmë jo vetëm që puna 24/7 nga gjithë ekipi i sistemit shëndetësor, nga të gjithë ata që janë në frontin e parë, por edhe në terren do të jetë në gadishmëri maksimale duke iu përgjigjur qoftë me burime njerëzore dhe qoftë me mjetë financiare të cilat kanë qenë deri më sot dhe do të jenë dhe në vijim duke përfshirë këtu edhe buxhetin 2021.

 

Është një element i rëndësishëm mënyra e menaxhimit në terren të rasteve që kanë nevojë për trajtim në banesë, por edhe për transferim në spital. 36 autoambulanca të mirëpajisura deri në fund të dhjetorit do të jenë pjesë e flotës anti-covid, që do të ofrojnë me ekipet e specializuara asistencë për një protokoll të caktuar për shërbimin në familje. Patjetër që do të kenë mundësi që akoma më shpejt, pra se mesatarja e  përgjysmuar e 19 minutave që kemi sot në rang kombëtar, të bëjë transferimet në spital, të kryejnë shërbime të nevojshme, dhe të munden ti përgjigjien flukseve në rritje. Sepse këto kapacitete janë parashikuar për atë çfarë ne vlerësuar si projeksione të pritshme përgjatë ecurisë së epidemisë. Që sigurisht që me masat që ne marrë, që janë masa të intenistetit mesatar dhe që futen në fuqi sot në orën 10 të darkës, plus vendosjes dhe vijimit të mbajtes së maskës, higjienës, distancës, të mundemi që ta mbajmë të kufizuar apo ta kufizojmë përhapjen e infeksionit Covid19.

 

– Zoti Kryeministër, për hir të transparencës, a nuk do të duhej që në vend të pamjeve që publikohen nën ekskluzivitetin tuaj dhe nën logon e ERTV-së të futej media që ka si mision informimin e publikut? Së dyti, tek paketa e ndihmës që përmendët pak më lart, a është i përfshirë rimbursimi i pacientëve që trajtohen nga banesa dhe nëse po, a do të na sqaroni deri në ç’masë do të realizohet ky rimbursim.

 

Kryeministri Edi Rama: Në radhë të parë, ka ndodhur edhe më parë që të hyjnë media, me autorizime të veçanta. Nuk është diçka e pamundur, por natyrisht nuk mund të shkohet si në të tjera vende. Kështu që mjafton të bëhet kërkesa, të merret në konsideratë kërkesa, autorizimi, si në rastin që është vepruar kur na është dashur të marrim këtë informacion, duke parë sesa shumë lajme të rreme dhe sa shumë dizinformacion ka. Natyrisht, çdo media e autorizuar do të bëjë punën e vet dhe aty, por ndërkohë që jeni jashtë këtyre spitaleve ndihmoni që të mos shpërndahen dizinformime dhe sajesa kaq të ulëta dhe kaq të shpeshta nëpërmjet ekraneve tuaja.

 

Përsa i përket pyetjes mbi rimbursimet, unë e thashë më parë, ne jemi brenda strategjisë, brenda planit financiar. Në momentin që do të jemi gati, në bazë të planit financiar, sepse ajo që duhet përsëritur papushim është se kjo nuk është një luftë e thjeshtë, e shkurtër dhe e parashikueshme. Nuk jua thashë më kot, në valën e parë na thuhej hidhni të gjitha çfarë keni. Po ta kishim bërë ashtu, sot nuk do të kishim asnjë kapacitet për të përballuar valën e dytë. Kështu që duhet t’i shohim gjërat në një afat të mesëm dhe në afat të gjatë dhe duhet të fitojmë dhe sfidën e paparashikueshmërisë së kësaj lufte, nga pikëpamja e kohëzgjatjes. Askush sot, akoma nuk e di sa do të zgjasë kjo luftë. Askush, askund, në asnjë vend të botës, edhe në majat e shkencës, thonë gjëra nga më të ndryshmet.

 

-Kemi parë gjatë gjithë këtyre javëve që ka një trend rritës të numrit të rasteve të prekura, por edhe tamponët po vonojnë shumë. Raste të njohurish, familjarësh, kolegësh, që kanë pritur deri edhe në dy javë për përgjigjen e një tamponi dhe që sot që flasim, mundet edhe të mos ta kenë marrë. A keni marrë masa për shtim të stafit në laboratorët ku bëhen testimet? Sot hyjnë në fuqi masat e reja anticovid, a mendoni, nëse trendi do të vijë negativ me shifrat, do të keni gati një paketë të tretë financiare apo sovrane?

 

Kryeministri Edi Rama: Është mirë ta keni parasysh të gjithë, sidomos ju që jeni ura lidhëse mes realitetit të fakteve dhe njërëzve, që askund, në asnjë vend, pavarësisht tamponave, pavarësisht numrit të testeve, pavarësisht famës, pavarësisht ekonomisë, pavarësisht sistemit shëndetsor nuk kemi parë të ketë frenim ose ulje të numrave. Askund. Që këtu bie teoria “testo se kështu them unë”. Testimet i bën ekspertiza, i bën Komiteti i Ekspertëve. Qeveria s’bën testime, as nuk i thotë Komitetit që për arsye politike duhet të rrisim testimet, apo për arsye politike duhet të ulim testimet. Është shumë e thjeshtë, njerëzit duhet ta kenë parasysh që çfarëdolloj gjëje të shohin në Shqipëri, – duke qenë se kjo është ana e mirë në këtë keqe të madhe, jemi në një luftë botërore, – të shohin edhe vendet e tjera.

 

Ky këtu është parkingu i madh i Monzës [foto]. Lajmi është 10 nëntor 2020, është checkpoint-i i spitalit.

Ky këtu është Milano, një nga qendrat e ekselencës së shëndetsisë europiane. [foto] Ja ku është këtu ambulanca dhe zgjatja e qëndrimit në ambulancë.

Këtu në Torino, 5 nëntor [foto]. Rreshti i ambulancave dhe nuk presin as një orë dhe as dy orë që të futen në spitalin përkatës, se nuk ka vend më në spital dhe i nisin lart e poshtë nëpër vende të tjera.

Ka edhe më keq. Në Milano, në të njëjtën datë që ju tregova më parë, – se u bëmë ne të bëjmë punën tuaj, ndërkohë që duhet ta bëni ju këtë punë, – presin ambulancat, jo më të presin në ambulancë. Nuk ka ambulanca mjaftueshëm për urgjencat e njerezve që duan të shtrohen [foto].

Roma today, 3 nëntor [foto e lajmit]. Mbase kjo i ka ndikuar kolegët tuaj të thonin që s’ka vend në spital, prandaj ka radhë ambulancësh. Ose këtë ka lexuar Luli kur është zgjuar, për të vazhduar gjumin dhe jua ka dhënë juve llokum. Ju llokumin e keni marrë dhe e keni ngrënë në sy të popullit përmes ekraneve.

 

Për tamponët përgjigjet ministrja lidhur me vonesat apo stafet.

 

Ministrja Ogerta Manastirliu: Është e vërtetë që në një moment të shkurtër të javës së shkuar kemi patur një fluks të madh të kërkesave për tampon, ardhur nga numri i rasteve, të cilat ju e keni parë vetë, janë konfirmuar më pas si COVID pozitiv. Jo vetem që kemi katërfishuar numrin e testimeve dhe ky është fakt, të bërë me metodën e artë, Golden Standard, që është PCR tampon, por kemi vendosur në operacion edhe laboratorin në QSUT, që vijon të kryejë ekzaminime për sistemin e spitaleve COCID 1, COVID 2 dhe rastet në këtë spital, por gjithashtu po ndërtojmë edhe një laborator backup, që do të thotë një laborator më shumë për t’i ardhur në ndihmë kapaciteteve të ISHP-së, për të vijuar rritjen dhe për të siguruar atë çka Komiteti i Ekspertëve konsideron si standard të artë, përgjigja në kohë 24 deri në 72 orë. Ky është standardi që Komiteti i Ekspertëve jep si një standard të mirë për kthimin e përgjigjeve. Dhe ne e kemi patur dhe do ta kemi këtë standard, pavarësisht fluksit të madh që kishim në ato momente dhe që jemi duke rikuperuar. Faleminderit!

 

Zonja ministre, çfarë mekanizmash ju si Ministri keni në dorë, për të kontrolluar mënyrën se si po shpërndahen bombulat e oksigjenit, sesi ky biznes është duke u zhvilluar. Marr shkas pasi tre ditë më parë në TCH, ne kemi transmetuar një lajm për një rast të caktuar, ku Prokuroria e Tiranës ka hapur një procedim penal.

 

Ministrja Ogerta Manastirliu: Faleminderit! Pyetje shumë me vend.

Dua t’ju informoj ju dhe të gjithë qytetarët që trajtimi ambulator në banesë për simptoat e COVID-it, pasi të gjithë e dimë që nuk ka një terapi të shënjestruar për COVID-19, jepet vetëm nga mjeku i familjes. I lutem qytetarëve të mos bien pre e asnjë abuzimi që çon më pas në dëmtimin e shëndetit. Oksigjeni nuk është një terapi, e cila mundet që të përdoret në kushte shtëpie pa asistencën e nevojshme mjekësore. Ndaj, një thirrje qytetarëve, të drejtohen tek mjeku i familjes, është i vetmi mjeku i familjes që ka udhëzuesin e trajtimit të simptomave të COVID-it me të gjithë terapitë përkatëse dhe më pas, nëse situata kalon nga e moderuar në një situatë më specifike, pra, të rënduar, hyn në veprim Urgjenca Kombëtare, me numrin unik 127, që vlerëson situatën e pacientit. Thotë ekipi i Urgjencës Kombëtare, duke krijuar dhe lidhjen me mjekun e familjes, se çfarë do të bëjë pacienti në atë moment, pra, do të qëndrojë në banesë, duhet të marrë një asistencë më të specializuar në banesë, apo duhet të transferohet në spital. Ndaj, edhe njëherë, thirrje çdo qytetari për kontaktin direkt me mjekun e familjes. Patjetër që jo vetëm kemi bërë, por edhe po bëjnë në vazhdimësi kontrolle dhe inspektime të kompanive. Jo vetëm Ministria e Shëndetësisë, po janë të gjitha strukturat, edhe të inspektorateve për monitorimin dhe verifikimin e protokolleve mjekësore, apo më mire, udhëzuese, se ende nuk ka një protokoll të mirëfilltë, që trajtohen ambulatorisht. Faleminderit!

 

Zoti Kryeministër, dje, Presidenti i zgjedhur i SHBA-së deklaroi se kur të kenë vaksinën, do të shpërndahet falas për të gjithë qytetarët amerikanë. A ka marrë një vendim qeveria shqiptare që në momentin që edhe ne do ta kemi, do të shpërndahet falas për të gjithë qytetarët? 

 

Kryeministri Edi Rama: Po.

 

– Mesa ndoqa edhe ekspozen që bëri Kryeministri, ju deklaruat që janë 3 strategji dhe është punuar edhe gjatë stinës së verës. Unë dua të insistoj tek tamponi. Unë nuk jam shumë dakord me atë që tha zonja minister, sepse ka ndodhur dhe gjatë muajve të verës. Të njohur të mi, madje dhe ditën e sotme, ju është thënë që tamponi do shtyhet në kohë, jo tani, më vonë, pra, ka vonesa të qëndrueshme në bërjen e tamponit. Duke e lidhur me strategjinë, ju deklaroni që është punuar për të shtuar kapacitetet, por ishte një fluks i pritshëm. Mos ndoshta duhet të ishin gati pak më herët? E njejta pyetje edhe për Kryeministrin, që deklaroi pak më herët për paketat e ndihmës për shtresat në nevojë, apo jo. Ju e dinit që ishte ky lloj shqetësimi, ky lloj problem dhe kostoja është shumë ë lartë.

 

Kryeministri Edi Rama: Cili është problem?

 

– Shtimi i rasteve.

 

Kryeministri Edi Rama: Po nuk ka lidhje me rastet ajo që thashë unë.

 

Po për çfarë ishin strategjitë?

 

Kryeministri Edi Rama: Ta shpjegova që jemi duke përpunuar edhe një shtesë për pjesën tjetër, që ka të bëjë me vitin që hyn, jo me tani.

 

– Diçka konkrete mund të kemi?

 

Kryeministri Edi Rama: Kur ta kemi gati.

 

– Janë të larta shpenzimet për kurat.

 

Kryeministri Edi Rama: Nuk fola për kurat. Fola për një ndërhyrje përsa i përket ilaçeve. Ndërsa për shtresat në nevojë nuk ka lidhje me ilaçet. Ka lidhje me dinamikën e përgjithme që lidhet dhe me masat. Në kushtet kur mund të kemi masa të tjera, për shtresat në nevojë do të jemi gati. Kini parasysh dhe faktin që një pjesë e mdhe e tyre punojnë në të zezë. Kjo është arsyeja. Kështu që janë dy gjëra të ndryshme që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

 

Ministrja Ogerta Manastirliu: Strategjia e testimit është një strategji që përcaktohet nga një komitet ekspertësh dhe nga ata ekspertë që punojnë në terren, që janë epidemiologët, të cilët kryejnë hetimin epidemiologjik. Hetimi epidemiologjik, – më falni që po jua shpjegoj dhe po futem në detaje, – ka disa, po themi, taktika që përdoren në kuadër të gjurmimit të rasteve dhe kontakteve të tyre. Prioriteti, në bazë të udhëzimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, janë grupet e riskuara në testim, ata që kanë simptoma, mësuesit, vatrat e infektimit të reja, në mënyrë që ne të kufizojmë sa më shumë infeksionin, duke gjurmuar padyshim edhe kontktet. Unë nuk e mohova këtu që ka patur disa vonesa për shkak të fluksit të madh të rasteve të infektimit, të cilët janë zgjidhur dhe janë duke u zgjidhur në sajë të fuqizimit të kapaciteteve pikërisht në kuadër të kësaj strategjie. Duhet të kesh një strategji që të vendosësh objektivat, të kesh dhe një plan veprimi që ta kesh edhe të buxhetuar dhe të ndërmarrësh hapa, të cilat më pas të përkthehen në rezultate. Këtu besoj të gjithë biem dakord se pa strategji nuk besoj që do ishim sot këtu ku jemi. Mos harrojmë se, besoj jemi të qartë të gjithë kur flasim me shifra, që ishim 100 raste të reja ditore në muajin korrik, gusht, shtator dhe koeficenti i ripordhimit ishte nën 1 dhe sot kemi kaluar në një koeficent riprodhimi 1.3.

 

Ҫfarë do të thotë kjo, e prisnim? Patjetër që po, prandaj ndërtohen strategjitë, kemi projeksione, ndërtohen skenarë.

 

A u përgatitëm? Po. U përgatitëm dhe sot kemi kapacitete spitalore deri për të përballuar 1600 raste, duke përfshirë këtu dhe skenarët në spitalet rajonale që janë pikërisht në këtë strategji. Nëse do të keni kohë, dëshirë, mundësi, mund ta lexoni, mund të shfletoni e kështu të sqaroni veten dhe qytetarët për ato çfarë mund të krijohet konfuzion në morinë e informacioneve jo të sakta. Besoj që jo vetëm kemi ndërmarrë hapat e duhur, por jemi përgatitur dhe nuk kemi humbur asnjë moment gjatë muajve të verës, ku thuhej që ishim katastrofë dhe nuk e di nga vinte kjo katastrofë, ndërkohë që ishim me R nën 1 dhe ndërkohë që sot që jemi me R 1,3 jemi duke e përballuar me kapacitete të lira flukset e shtrimeve dhe kështu do të vijojmë sepse jemi të përgatitur. Kemi ndërtuar kapacitetet dhe sigurisht kemi dhe mbështetjen përkatëse financiare.

 

Zonja minister, Kryeministri më herët foli me shifra konkretë se sa qyttetarë janë vetëvrarë në Itali e në vende të tjera. A keni menduar që të ofroni një shërbim psikologjik për pacientët brenda spitaleve COVID, për të shmangur një vetëvrasje tjetër të mundshme nga spitalet COVID dhe një pyetje tjetër, përtej COVID. Nëse keni shifër patjetër, ç’sasi antibiotiku është tërhequr nga farmacitë në vitet ku ka qenë aktiv koncesioni i sterilizimit dhe sa sasi antibiotiku është tërhequr nga qendra e barnave në Shqipëri?

Për ju Zoti Kryeministër; A ka një procedure, që po merr përsipër Kuvendi i Shqipërisë të ndërtojë një komision të posatcëm për raportin e Dick Martin? Nëse po, çfarë do përmbajë ky komision? Bazuar në Kushtetutën e Shipërisë për mbrojtjen e shqiptarëve në vendet përtej kufinjve, a ka në plan Sqhipëria të ngrejë një padi kundër Serbisë për krime lufte apo genocid kundër shqiptarëve? 

 

Ministrja Ogerta Manastirliu: Më lejoni të them, pikë së pari, që jemi shumë të keqardhur, të hidhëruar për aktet tragjike që kanë ndodhur në spitale, por nuk dua të zgjatem këtu për faktin që janë në një proces të hetimit të organeve kompetente dhe hetimit administrativ. Ajo çfarë kemi bërë në krye të herët, por që, në fakt, gjatë gjithë kësaj kohe është ngritur dhe nga institucionet ndërkombëtare si OBSH-ja, janë çështjet e shëndetit mendor, lidhur me pandeminë e COVID-19, për të cilën ne që në krye të herës kemi reflektuar duke iu përgjigjur jo vetëm me grupe pune të specializuara për vlerësimin e ekipeve multidisiplinare që punjnë në spitale, por dhe duke përfshirë aspektin psiko-social në paketën e trajtimit të rasteve spitalore. QSUT-ja dhe spitali “Shefqet Ndroqi”, – kur flas për QSUT-në, flas për të gjithë shërbimet e QSUT-së, sepse është i kahershëm shërbimi psikologjik të integruar në të gjitha shërbimet, nuk është risi. Shërbimi psikologjik dhe ai psikosocial ëshët i nevojshëm në të gjitha shërbimet dhe në atë Onkologjik, dhe në atë Neurologjik, edhe në atë Pediatrik, gjithashtu edhe në atë të Epidemisë, lidhur me COVID-19. Për këtë arsye kemi forcuar ekipet psikosociale në QSUT, të cilët nuk kanë rreshtur asnjëherë së kryeri detyrat e tyre funksionale dhe gjithashtu, edhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku është psikologu dhe sigurisht e gjithë asistenca e nevojshme nga mjekët e shërbimit psikiatrik në QSUT, në rastet e nevojës së një trajtimi multidisiplinar të rasteve të caktuara.

 

Përsa i përket pyetjes tuaj në lidhje me sasinë e antibiotikëve të shitur dhe në lidhje me koncesionin e sterilizimit, më lejoni të them që fakti i thjeshtë që partneriteti i suksesshëm për instrumentet e reja, shërbimin e sterilizimit, shërbimin e dezifektimit të sallave, veshjet njëpërdorimëshe dhe të gjitha aspektet e tjera të një shërbimi të integruar me standardet europiane CE kanë sjellë reduktimin e infeksioneve postoperatore nga 30% në 15% besoj që i përgjigjen dhe pyetjes suaj për përqindjen e antibiotikëve të kursyer nga ky shërbim. Faleminderit!

 

Kryeministri Edi Rama: Nuk kam koment sot për pyetjen tjetër.

 

Zonja ministre, mund të jepni një përqindje se sa tamponë janë bërë në shtet nga ISHP-ja dhe sa tamponë janë bërë në spitalet private.

Pyetja tjetër për Kryeministrin. Ju krahasuat disa herë shifra ose mënyrën si vende të tjera e kanë menaxhuar pandeminë, edhe në raport me vendin tonë. Vende si Italia, Spanja, Suedia kanë dhënë mbështetje dhe rimbursim për kurimin e COVID-it. Tashmë në Shqipëri, një person që sëmuret me koronavirus merr një kurë që në disa raste shkon deri në 1 milionë. Në momentin që ne flasim, sa persona janë rimbursuar nga shteti për t’u kuruar nga COVID-i?

 

Ministrja Ogerta Manastirliu: Përsa i përket pyetjes suaj për numrin e tamponëve që bëhen në shtet dhe në privat, më lejoni t’ju informoj, në rast se nuk jeni ende të informuar, që Komiteti Teknik i Ekpertëve ka marrë prej dy ditësh një vendim në lidhje me raportimin total në lidhje me testet e kryera për efekte diagnostikimi dhe depistimi, për raportimet në gjithë përditësimin e situatës COVID. Duke filluar nga dje, ne kemi bërë këtë raportim total të numrit të testimeve të kryera. Dje kanë qenë 2700 e pak testime, – nuk dua të gaboj në numrin e saktë, – ku rreth 900 testime janë kryer për efekte të diagnostikimit. Ajo çka dua të them është që raportimi ynë, deri ditën e pardjeshme, ka qenë vetëm raportimet e kryera në sistemin publik, plus, rastet e testimeve të kryera në sistemin jo publik, por që janë konfirmuar në ISHP dhe që kanë lidhje me raste të dyshuara apo të rezultuar pozitiv dhe që për efekte të udhëzimit të ISHP-së për sigurinë e tyre janë ritestuar dhe janë rikonfirmuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

 

Kryeministri Edi Rama: Unë jam shumë i privilegjuar që ju bëni krahasime me Suedinë, me Italinë. Unë nuk bëj krahasime as me Suedinë e as me Italinë në aspektin e kapaciteteve financiare për të përballuar situatën. Unë i bëj krahasimet, për të thënë dika shumë të thjeshtë, kur edhe ato vende nuk e ndalin dot rritjen e numrave, kur edhe Gjermania që është vendi kampion i mirëqeverisjes nuk e ndal dot rritjen e numrave dhe kur dhe kancelarja gjermane del dhe i thotë publikut që është bërë e pamundur ndjekja e zinxhirit të infeksionit për shkak të rritjes së numrave, atëherë ndihmojeni publikun, ndihmojini njerëzit që batërdisen nga mëngjesi deri në darkë me dokrra helmi, që të vendosin atë që ndodh në Shqipëri në kontekstin e përgjithshëm, sepse kjo nuk është një luftë që po e bën vetëm Shqipëria. Ne kemi pjesën tonë. Këto janë krahasimet e mia dhe thënë të gjitha këto, unë dua të më kuptojnë të gjithë mire, që nuk mendoj që ne jemi duke bërë ndonjë mrekulli, as nuk mendoj që nuk ka probleme e çdo gjë është perfekt në çdo moment. Patjetër që ka probleme, edhe ajo që u ngrit këtu, për një moment të caktuar vonesash dhe të tjera, por ajo që unë ju them juve dhe e them me plot gojën dhe e them me krenari të madhe për punën që kemi bërë me shëndetësinë dhe për punën që kemi bërë në përballimin e kësaj mortje, për të cilën, siç mund ta lexoni në burime të besueshme ndërkombëtare, nuk renditemi ndër vendet e papërgatitura, por renditemi në vendet e përgatitura, është diçka që nuk mund të imagjinohej në vitet që ne erdhëm në detyrë. Nuk mund të imagjinohej dot me spitalet që gjetëm, me keqpërdorimin e burimeve njerëzore, me mungesën katastrofike. Sot kemi ardhur tek pyetja sa antibiotikë kursehen apo nuk kursehen nga sterilizimi. Pyetje me vend për këtë moment, por dje ishim tek dilema, ka aspirinë apo nuk ka aspirinë në spital, të marr çarçaf me gjithë batanije, apo të marr vetëm batanijen pa çarçaf, apo të marr vetëm çarçafin se kushedi do ma gjejnë një batanije nga ato me lesh dhie të reparteve ushtarake, me atë ngjyrën e murrme si lëkurë miu, që ta hidhnin krahëve e ta harronin aty. Kjo ishte situata. Nuk është rozë situata në shëndetësinë tone, por patjetër që në spitalet COVID, po ju them dhe po ju sfidoj, nuk ka asnjë gjë që e kanë të tjerët, shkoni ku të doni, në Francë, në Itali, në Angli. Futuni në spitalet COVID dhe ju sfidoj të gjeni një gjë, një ilaç, një aparaturë që nuk është këtu e kjo nuk është pak, kjo është shumë.

 

Përsa i përket rimbursimeve, e thashë dhe e përsëris. Duke ju rikthyer asaj që tha ministrja, e para, njerëzit duhet t’i referohen vetëm autoriteteve shëndetësore dhe duhet të konsultohen vetëm me bluzat e bardha dhe të mos bëjnë shpenzime për të blerë ilaçe kot. Ilaçe që bëjnë edhe dëm, përveç të tjerave, jo mire, por dëm. Nuk është grip i zakonshëm, nuk trajtohet si një grip i zakonshëm, ka ilaçe specifike që vlejnë, ka dhe ilaçe që mund të vlejnë për gjëra të tjera, por nuk vlejnë në këtë rast. Nuk merret oksigjen me vete, sikur po merr bukën në shtëpi dhe nuk vihet oksigjeni, sikur vihet gjella në pjatë. Në rastin e trajtimit me oksigjen duhet pa diskutim, jo vetëm referenca e mjekut, por dhe asistenca e mjekut, direkte. Nuk futet oksigjeni si supë se mund të krijojë pasoja të rënda. Në atë listë të përcaktuar të mjekimit bazë, që është një mjekim shtëpie, në kushtet kur nuk je për spital, në momentin kur je për spital, shkon në spital. Nuk mund të bësh në shtëpi spitalin dhe punën që bën spitali. Ka një grup medikamentesh, ka një faturë dhe siç e kemi parashikuar, jemi duke përgatitur që të futemi për të mbështetur, por mos harroni asnjëherë, nuk është një plan me afat. Ky është problemi. Nuk bëhet dot një plan me afat se nuk e dimë afatin e qëndrimit të këtij virusi mes nesh. Nuk e dimë afatin, nuk ia dimë sjelljen. E patë çfarë ndodh në Danimarkë? Kush e kishte parashikuar dhe kush e kishte menduar që shkon tek kafshët, transformohet në një gjë tjetër dhe pastaj kthehet prapë tek njerëzit dhe tani është një betejë se çfarë është ky që u shfaq tani, mbasi kaloi tek kafshët. Është e gjitha një luftë me shumë paparashikueshmëri. Ne nuk mund ta bëjmë gabimin që të nisemi me mendjen e Lulit që fle në këmbë. Ju shkoni në konfernecë shtypi me Lulin dhe kujtoni se flisni me një njeri që është i zgjuar. Nuk është i zgjuar, është duke fjetur dhe është në një rrugë të një ëndrre me sy hapur, që e ndan me ju. Nuk mund të nisemi në atë mënyrë, se jemi qeveria e Shqipërisë, nuk jemi PD-ja. Nuk mund të nisemi as me mendjen e Ilir Metës që midis dy dëshmorëve bën një deklaratë. Merret me dekorimin e të vdekurve dhe flet për qeverinë që po vdes gjithë dynjanë.

 

Duhet t’i masim mirë forcat në çdo aspekt e duhet të matemi mirë financiarisht që të jemi gati ta mbajmë këtë front deri në fund, siç e kemi mbajtur deri tani. e në fund të ditës, të gjitha mund të hanë diskutim, por një gjë nuk ha diskutim.

 

Në Shqipëri, rritja e numrit të të infektuarve nuk është absolutisht jashtë parashikimit që kemi bërë dhe jo parashikimit më pesimist dhe nuk është aspak një fenomen unikal, por, përkundrazi, është pjesë e trendit të përgjithshëm.

 

Në Shqipëri, numri i jetëve të humbura nuk është aspak jashtë parashikimit dhe nuk është aspak në krye të listës së vendeve që po humbin jetë njerëzish për numër popullsie. Këto të dyja janë.

 

Në Shqipëri numri i shtretërve nuk është i ezauruar, siç ka ndodhur aktualisht në vende që jua solla këtu juve e që mund t’i gjeni vetë edhe më shumë se kaq.

 

Këto janë rezultatet, ky është bilanci në këtë moment, por lufta vazhdon.

 

Ne nuk kemi bërë atë që bëjnë shumë vende. Nuk kemi deklaruar të gjitha testet që bëhen në Republikën e Shqipërisë. Kemi deklaruar vetëm testet që bëhen në shtet, jo testet që bëhen në privat. Ama në numrin e të infektuarve kemi deklaruar dhe të infektuarit që dalin nga testet në privat. Kjo, përshembull, ka qenë një pyetja ime e vazhdueshme në Komitetin e Ekspertëve dhe nuk kam mundur dhe nuk më ka shkuar mendja t’u them me urdhër, futini edhe testet, përderisa numëroni pozitivët, numëroni edhe negativet dhe jepni numrin e testeve që bëhen në Shqipëri, gjatë një dite, gjë që kanë vendosur ta bëjnë, por siç e kanë thënë me kohë, nuk është kjo faza kur duhet të bëjmë këtë gjë.

Prandaj po ju them një gjë dhe i sfidoj të gjithë, ekspertët e Komitetit Teknik Shqiptar janë ekspertë të nivelit ndërkombëtar, pa diskutim. Nuk kam dëgjuar asgjë të jashtëzakonshme nga ekspertët e mëdhenj ndërkombëtarë që të më ketë bërë diferencën nga çfarë dëgjoj e çfarë kam mësuar dhe nga ekspertët tanë. Janë ekspertë ndërkombëtarë absolutë, nuk diskutohet. E nuk është e rastit që kanë eksperienca ndërkombëtare dhe nuk është e rastit që me të gjitha komunikimet që bëjnë dhe me institutet e tjera ndërkombëtare, – janë në kohë reale të lidhur me Institutin gjerman, – nuk janë nxënës me professor, por janë kolegë që ndajnë eksperiencat e tyre. Respekti për ta ndërkombëtarisht është i mjaftueshëm, për të thënë që jemi në duar të sigurta. T’i sulmosh ekspertët si politikë, si fasadë, si PPP, është tamam ppp komplet, siç është ppp-ja e opozitës së bashkuar.

 

Nëse nuk ka pyetje tjetër, unë po e mbyll me këtë. Sot hyjnë në fuqi masat e tjera. Kam parë shumë intelektualë dhe humoristë në faqen time që thonë, “në ora 22.00 deri në 05.00, virusi shkon fle”. Ajo që po ju them është se ne do bëjmë çmos që të mos mbyllemi e do bëjmë çmos që të mos kthehemi mbrapa në masat e rënda, shtrënguese, të valës së pare. Bëjnë mirë të gjithë që të respektojnë rregullat e secili ta mendojë mirë që ka diçka në dorë e të mos thotë, unë po e thyej se nuk ka problem, se nuk jam unë ai që do sjell mbylljen. Se një kështu e një ashtu dhe pastaj vijmë tek mbyllja e madhe, që do të ishte shumë e rëndë për ne se, ndërkohë që të tjerët kanë vetëm COVID-in, ne kemi edhe gjithë atë plagë të tërmetit që duhet të kurojmë deri në fund dhe nuk i kemi lënë asgjë mangët as asaj. Por kemi edhe ekonominë që duhet ta nxisim dhe nuk i kemi lënë asgjë mangët as asaj. Ti lënë dokrrat e dënglat e të respektojnë rregullat, sepse arsyeja që jo vetëm Shqipëria, por një sërë vendesh të tjera kanë orarin 22.00 me 05.00, apo 22.00 me 06.00 të mëngjesit, në varësi, ëshët se në 22.00 të natës janë klubet e natës dhe në klubet e natës është tamam të shkosh në party me COVID-in. Hajde mblidhemi tek ppp-ja se kemi party sot dhe aty është dhe COVID-i, të pret atje dhe fillon tek ai qëndrimi sup më sup. Futet dhe COVID-i brenda në koktejlin përkatës dhe kur afrohen buzët për të bërë gëzuar, ke edhe COVID-in që ju puth të dyve dhe ju çon pastaj bashkë me, larg qoftë, prindërit e gjyshërit në rrugën e vet. Ja, kjo është arsyeja, pse mbyllemi në 22.00 të natës. Natyrisht që të tjerë i kanë mbyllur edhe në 20.00, apo të tjerë në 18.00, por ne duam të ecim duke pasur parasysh të gjitha dhe masat të respektohen.

 

Nuk kemi parë deri tani një efekt negativ të atillë që të na detyrojë t’i rikthehemi vendimit për shkollat. Nuk e kemi parë, është fakt dhe është diçka që faktikisht e thonë dhe vendet e tjera. E për këtë arsye, vendet e tjera kanë universitetet online dhe kanë shkollat fillore e të mesme të hapura. Ndryshe nga sa thuhet, për hir të së vërtetës, stafet pedagogjike po bëjnë një punë fantastike për të mbajtur në kontroll situatën, për të respektuar masat. Po ashtu, ndryshe nga çfarë thuhet për spitalet, e vërteta është ndryshe.

 

Shumë faleminderit për këtë konferencë dhe komunikim shterues për sot dhe sigurisht që jemi në kontakt të vazhdueshëm për të dhënë informacion. Na ndihmoni sa të mundeni, përpiquni sa të mundeni që të mos ndihmoni në shpërndarjen e lajmeve të rreme, të informacioneve të fabrikuara e të klithmave të dëshpëruara të atyre që flenë në këmbë.

Faleminderit!