Rindërtimi- Skeda e Shijakut dhe Kurbinit

Rindërtimi po ndryshon për mirë jetën e mijëra familjeve që u goditën nga tragjedia e 26 nëntorit të shkuar. Programi i Rindërtimi po avancon në çdo zonë të prekur.

Të dhënat për Shijakun dhe Kurbinin:

Në Shijak

• Ka përfunduar 1 shkollë dhe 2 të tjera përfundojnë brenda vitit 2020;

• Nisin së shpejti edhe 3 shkolla e kopshte të tjera, nga të cilat 1 me fondet e qeverisë shqiptare dhe 2 me fondet e donatorëve;

• 400 banesa individuale përfundojnë brenda vitit dhe 67 të tjera brenda janarit 2021;

• Nisin së shpejti edhe 200 banesat e fundit për këtë bashki;

• Kanë përfunduar meremetimet për 24 pallate dhe vazhdon puna në 3 të fundit;

• 1844 familje janë shërbyer me grante rikonstruksioni nga 100 mijë deri ne 500 mijë lekë, me një total prej 408,996,303 lekë;

• 897 familje shërbehen me bonus qeraje prej muajit dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi.

Kurbin:

• Angazhuar 8 kompani shqiptare, krahas kompanisë turke që po vijon punimet në kantierin 1 të lagjes së re, me 524 apartamente, nga të cilat 160 të parat do të përfundojnë brenda muajit mars 2021 dhe pjesa tjetër në qershor 2021, plus 375 vende parkimi, 1 qendër tregtare dhe 37 njësi shërbimi;

• Ka nisur puna me infrastrukturën, për ndërtimin e mbi 200 apartamente të tjera me fondet e qeverisë shqiptare, në kantierin 2 të lagjes së re, ku do të zgjidhet përfundimisht edhe sistemimi i përroit të qytetit, shkaktar përmbytjesh prej dekadash;

• Nisin së shpejti 211 banesa individuale;

• 180 pallate fillojnë nga puna meremetuese për 1500 familje;

• Përfundon 1 shkollë brenda vitit 2020 me fondet e qeverisë shqiptare. Nisin së shpejti edhe 9 objekte arsimore nga të cilat 2 të financuara nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër me fondet e donatorëve;

• Nis puna së shpejti edhe për rindërtimin e spitalit të qytetit dhe godinës së bashkisë;

• 1820 familje janë shërbyer me grante rikonstruksioni nga 100 mijë deri ne 500 mijë lekë, me një total prej 500,900,000 lekë;

• 1615 familje shërbehen me bonus qeraje prej muajit dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi.