Marrin mbështetje 115671 qytetarë në nevojë

Vazhdon shpërndarja derë më derë e paketave ushqimore për pensionistët kryefamiljarë, familjet në vështirësi ekonomike dhe individë në nevojë për ndihmë në kushtet e masave dhe rezistencës ndaj pandemisë së Covid-19.

Deri më tani janë shpërndarë 115671 paketa ushqimore dhe do të vazhdohet të trokitet në derën e kujtdo në nevojë për mbështetje deri në fund. Askush nuk do të ndjehet vetëm.