Lezhë, shkolla Llesh Nik Daka një realitet mbreslënës i programit të Rindërtimit

Shkolla e bashkuar “Llesh Nik Daka” në Lezhë u kthye nga një projekt 3D në një realitet mbresëlënës, gati për të pritur nxënësit e saj. Falë Programit të Rindërtimit, shkolla tashmë është më e fortë, më e bukur dhe me kushte shumë herë më të mira se ato që u tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar shkatërroi. Plot 535 nxënës dhe mësuesit do të kthehen në këtë shkollë të re, njësoi si në shkollat e Bashkimit Europian.

Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, vizituan ambientet e rilindura të shkollës “Llesh Nik Daka”. “Ka 20 klasa, 4 laboratorë dhe 4 njësi për fëmijët e kopshtit. Ambientet sportive janë moderne e të përshtatshme si gjithë shkollat e tjera. Ky ngjan më shumë si institucion akademik sesa si shkollë”, – u shpreh ministri Ahmetaj.

Një nga ambientet e shkollës që Kryeministri vizitoi ishte edhe palestra, për të cilën ai u shpreh i impresionuar: “Pa lestër me përmasa olimpike”.
Shkolla, një nga më të mëdhatë në vend, është një ndër shembujt më të mirë të Programit të Rindërtimit.

***

Gjatë vizitës së tij në Lezhe, Kryeministri u ndal dhe në kantierin e ndërtimit në zonën e re për zhvillim, Lezhë 1, ku pas shembjes së pallateve do të strehohen në pallate të reja 184 familje.

Janë 3 pallate të cilat do të ndërtohen në këtë zonë, pra plot 184 apartamente për 184 familjet e mbetura pa një strehë natën e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Ky kompleks i ri pallatesh do të sjellë një ndryshim radikal për Lezhën ku bashkë me rikualifikimin urban dhe projektet e Rindërtimit do ti japin një shtysë të re jetës në qytetin e Lezhës.